Ç’ndodhi?! ‘Për’puthen’ me paralajmërim ‘të ashpër’ ndaj konkurrentëve

vovalbania October 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ç’ndodhi?! ‘Për’puthen’ me paralajmërim ‘të ashpër’ ndaj konkurrentëve

Disa ditë më parë, programi “Për’puthen” ka qënë tepër i tensionuar mes konkurrenteve, të cilët janë në kërkim të dashurisë.

Ata u përplasën me njëri-tjetrin duke patur edhe largime nga studio, gjë për të cilën ka reagur edhe drejtuesja e programit, Megi Pojani.

Ka qënë Orjani, ai që ka nisur debatin, duke prishur takimin e Saides dhe Robertit, duke bërë që Saidia të largohet nga studio.

Pas këtij incidenti, Megi ka bërë një lajmërim në studio, përmes të cilit tregon vendimin ekstrem që është marrë në lidhje me konkurrentët që largohen nga studioja.

“Në qoftë se dikush nga ju, nuk përballet këtu me situatën por vendos të largohet nga studio, nuk kthehet më në këtë studio”, ka thënë drejtuesja e programit.

“E theksoj edhe njëherë që nëse një person vendos të largohet nga kjo studio është automatikisht i përjashtuar nga programi. Kjo është një gjë e paprecedentë dhe nuk duhet të ndodhë më”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49533 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE