“Më krijon takikardi”/ I bashkohet ‘Portokallisë’, Visjan Ukcenaj zbulon çfarë nuk i pëlqen në punën e

vovalbania October 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Më krijon takikardi”/ I bashkohet ‘Portokallisë’, Visjan Ukcenaj zbulon çfarë nuk i pëlqen në punën e

Aktori i njohur i humorit, Visjan Ukcenaj, i është bashkuar kastit të madh të spektaklit të “Portokallisë”, Top Channel. Mbrëmjen e djeshme ai pati edhe daljen e parë në emisionin më të madh të humorit, ku u prit mjaft mirë nga publiku.

Ukcenaj gjatë intervistës për “Mos i bjer me top” në “E Diell”, u shpreh se është shumë i lumtur që është pjesë e “Portokallisë”, emisionit që bëri të njohur humorin dhe u dha aktorëve një dimension tjetër.

Por jo vetëm kaq, pasi aktori i njohur shtoi se ishte shumë i lumtur që tashmë është pjesë e Top Channel.

E këtu e ngacmuan paksa moderatorët e njohur të “Mos i bjer me top”, Ronaldo Sharka dhe Erjola Doçi. Ronaldo e pyeti nëse ka ndonjë gjë që nuk i pëlqen nga Top Channel dhe Visjani me shumë humor u përgjigj: “Parkimi”.

Ronaldo: Ka ndonjë gjë që nuk të pëlqen në Top? Nuk ka problem thuaje se nuk heqin nga puna

Visjani: Ore, ky parkimi këtu mbrapa…

Ronaldo: Edhe mua më fut ankth

Visjani: Më jep siklet o vlla, kur parkon andej duket sikur do vij një meksikan ‘hola muchachos, dami tu dinero’. Më fut sikletin plako. O Ronaldo, ti duhet të më njohësh mua. Nuk jam tip servili, unë kur e them një gjë, e them se është realisht ashtu. Topi ndryshe nga Klani, se nuk kam pse mos t’a përmend, ka një frymë shumë familjare, një energji shumë ftuese. Domethënë kur vjen këtu, takohesh me të gjithë, edhe emisionet e tjera kanë dëshirë të takojnë, të të kenë. Emisionet e tjera janë të lumtur që ti je pjesë e Top Medias. Topi ka një frymë shumë të bukur dhe mua më pëlqen shumë dhe jam i lumtur që jam pjesë, pa i hequr kreditet vendit ku kam punuar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49246 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE