Hyri mbrëmë në shtëpinë e Big Brother Vip 3, arrestohet Liam Osmani!

vovalbania March 03, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Hyri mbrëmë në shtëpinë e Big Brother Vip 3, arrestohet Liam Osmani!

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3  nëpërmjet një njoftimi bëjnë me dije ndalimin e shtetasit Liam Osmani, 44 vjeç, ndërsa ai ndodhej në shtëpinë e Big Brother Vip 3.

Prokuroria e Tiranës, më herët kishte vendosur për dënimin e këtij shtetasi me 2 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale “Mashtrimi”.

Në vitin 2019, Liam Osmani nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë:

Tiranë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3   bënë ndalimin e shtetasit Liam Osmani, 44 vjeç, ndërsa ai ndodhej në shtëpinë e big brother vip 3.

Prokuroria e Tiranës, më datë 09.05.2022, ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit penal të datës 23.02.2022, për dënimin e këtij shtetasi me 2 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale “Mashtrimi”.

Ky shtetas, në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës  Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Në përditësim…

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE