Petkoviç: Nga KFOR-i dhe EULEX-i kërkojmë të jenë objektivë!

vovalbania October 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Petkoviç: Nga KFOR-i dhe EULEX-i kërkojmë të jenë objektivë!

Drejtori i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç tha se nga misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i dhe nga misioni i Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit, EULEX, autoritetet serbe nuk po kërkojnë “që të qëndrojnë në anën serbe”.

Ne vetëm kërkojmë që ata të jenë objektivë, të jenë neutralë.

Petar Petkoviç i bëri komentet në një konferencë për media në Beograd, në të cilën është diskutuar për sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator. Në atë ditë, Policia e Kosovës u sulmua nga një grup i armatosur e për pasojë ka mbetur i vrarë polici Afrim Bunjaku.

Pasi i bënë pritë patrullës policore, agresorët u strehuan në një manastir të fshatit, nga ku vazhduan konfrontimin me policinë.

Tre prej sulmuesve mbetën të vrarë.

Sot, Petkoviç tha se ende nuk ka marrë përgjigje nga EULEX-i lidhur me detajet e autopsisë së tre shtetasve serbë.

Çështja e autopsisë është vendimtare.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ritheksoi qëndrimin e shprehur dje nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla se sulmi terrorist i Banjskës, më 24 shtator ishte plan për aneksimin e veriut. Në një postim në rrjetet sociale, Kurti shkruan:

Bazuar në dokumentacionin e konfiskuar, Policia e Kosovës ka konfirmuar se sulmi terrorist ishte pjesë e një plani më të madh për të aneksuar veriun e Kosovës përmes një sulmi të koordinuar në 37 pozicione. Krijimi i një korridori për në Serbi do të vinte më pas, për të mundësuar furnizimin me armë e trupa.

Me kërkesë të KFOR-it, Britania e Madhe do të dërgojë trupa shtesë në misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, pas sulmit vdekjeprurës ndaj policisë më 24 shtator, në veri të vendit. Ditët në vijim, Ministria britanike e Mbrojtjes do të zhvendosë rreth 200 forca shtesë në kontigjentin me aktualisht 400 ushtarë britanikë në Kosovë.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50155 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE