Po ngiste makinën me shpejtësi të lartë, ‘gjobitet’ qeni shofer!

vovalbania October 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Po ngiste makinën me shpejtësi të lartë, ‘gjobitet’ qeni shofer!

Policia sllovake ka gjobitur një burrë që ka vënë qenin e tij në prehër gjatë vozitjes, gjë që në video duket krejt e pazakontë, sikur qeni po drejtonte makinën. Policia në fshatin Sterusy, në verilindje të Bratislavës, nuk mund t’u besonte syve kur gjatë matjes së shpejtësisë, hasi në një pamje të pazakontë, një qen gjuetie ngjyrë kafe, i ulur pas timonit të një makine Skoda.

Burri i papërgjegjshëm kishte shumë për të shpjeguar në polici. Jo vetëm pse ai po ngiste shumë shpejt, por edhe pse qeni i tij ishte në timon. Pronari i makinës këmbënguli që qeni u hodh papritur në krahët e tij. Por, policia nuk e besoi, pas, duke gjykuar nga video, nuk kishte asnjë lëvizje të papritur në makinë.

Policia tha se drejtuesi i mjetit është dënuar me gjobë, por nuk ka sqaruar nëse është gjobitur për shpejtësi tej normave të lejuara apo për mossigurim të kafshës shtëpiake në një mjet në lëvizje. Ata gjithashtu u kërkuan shoferëve që të sigurojnë kafshët e tyre shtëpiake gjatë ngarjes së makinës. Edhe një kafshë e vogël mund të rrezikojë jetën tuaj, paralajmëroi policia.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE