Sondazhi i TAR/Ligji i ri do të taksojë fitimet nga platformat online, a ju duket i drejtë ky vendim?

vovalbania October 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sondazhi i TAR/Ligji i ri do të taksojë fitimet nga platformat online, a ju duket i drejtë ky vendim?

Ligji i ri për tatimin mbi të ardhurat ka futur së fundmi edhe konceptin e të ardhurave nga platformat on line si Youtube, Instagram, TikTok, Airbnb, Booking apo në platformat e blerjes së mallrave si Amazon, Alibaba dhe të tjerë.

Fitimet nga këto platforma do tatohen si të ardhura nga punësimi me normën progresive 13 – 23%.  Pavarësisht se për këtë aktivitet online mund të mbahet tatim në burim në shtetet ku krijohen të ardhurat, me shtetet që nuk kemi marrëveshje për tatimin e dyfishtë, do të vilet për së dyti.

Administrata tatimore do të jetë ajo që do të vendosë në dispozicion të tatimpaguesve detyrimin që ata i kanë shtetit, nga të ardhurat që përfitojnë nga të gjithë platformat on line.

Ndërkohë do të tatohen dhe dëmshpërblimet që individët do marrin si shkak i ndërprerjes së menjëhershme të kontratës së punës do jenë të tatueshme dhe do konsiderohen si të ardhura nga punësimi. Nëse individët dëmshpërblimin e marrin në formën e një bonusi, në një pagesë të vetme do tatohen me normën 15%.

Në udhëzim parashikohet edhe që kur kompanitë marrin punëtorë të huaj nëpërmjet agjencive dhe rrogat ia paguajnë këtyre agjencive, e jo drejtpërdrejt punonjësve, atëherë tatimi që llogaritet dhe mbahet si tatim mbi pagën do të jetë jo më pak se 80% e tarifës totale që është paguar nga biznesi shqiptar për agjencinë e huaj të punësimit.

Ndërkohë ka edhe përjashtime. Nuk konsiderohen si të ardhura nga punësimi dhe nuk janë pjesë e bazës tatimore mbi të cilën llogaritet tatimi mbi pagat, përfitimet e të punësuarve për vlera ushqimore të konsumuara, pijeve (jo alkoolike), pajisjet e punës apo trajtimi mjekësor. Sa i përket kësaj teme në faqen e Web-it të Top Albania Radio-s është ngritur një sondazh me pyetjen “Ligji i ri do të taksojë fitimet nga platformat online, a ju duket i drejtë ky vendim?” dhe rezultatet janë si më poshtë:

 

Ndërkohë duke marrë parasysh edhe studimet më të fundit, ne kemi ngritur pyetjen:  A mendoni se ndryshimet në Kodin Rrugor, do të përmirësojnë sigurinë në rrugë?! Voto këtu duke klikuar linkun.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49744 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE