Nuk është Kiara Tito, ja cilën quan Luiz Ejlli “divën e bukurisë”!

vovalbania October 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nuk është Kiara Tito, ja cilën quan Luiz Ejlli “divën e bukurisë”!

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë dy ish banorë të Big Brother Vip 2, ku Luizi u shpall dhe fituesi i edicionit të dytë. Ata gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri nisën një romancë e cila vazhdon dhe jashtë. Çifti duket mjaft i lumtur krah njëri-tjetrit, duke ndarë për ndjekësit e tyre momente shumë të lumtura nga jeta e tyre.

Ditën e sotme, Luizi ka marrë gjithë vëmendjen me një fotografi të postuar në “Instastory”. Ai shfaqet pranë Valbona Selimllarit, e cila është e para në Shqipëri me një titull bukurie. Krahas fotos Luizi ka shkruar:

“Me divën e bukurisë”

Luizi ka marrë një dhuratë tepër speciale nga një ndjekëse e tij dhe bëhet fjalë për një bluzë, e cila mban të stampuar imazhin e babait të Luizit, i cili nuk jeton më.  Në bluzën e stampuar që Luizi e ka veshur menjëherë shkruhet:

“Të shoh. Jam krenar për ty. Vazhdo kështu”

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48845 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE