VIDEO/Youtuber-i i njohur qëllohet me plumb në gjoks nga shpërndarësi i ushqimit!

vovalbania October 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
VIDEO/Youtuber-i i njohur qëllohet me plumb në gjoks nga shpërndarësi i ushqimit!

Youtuberi i njohur, Tanner Cook, është qëlluar në një qendër tregtare në Virginia, SHBA, kur tentoi të tallet me një shpërndarës ushqimi. Kamera ka regjistruar momentin kur Alan Colie, nxjerr pistoletën dhe e qëllon në gjoks 21-vjeçarin. Shihet sesi Cook me kamerën e ndezur i afrohet Colie para një restoranti të ushqimit të shpejtë dhe tërë kohën i afron telefonin në fytyrë.

Colie tërhiqet dhe i thotë tre herë që të ndalet para se të tentojë t’ia largojë telefonin nga fytyra, megjithatë youtuberi vazhdon me keqtrajtim. Në fund shpërndarësi i ushqimit nxjerr armën dhe e qëllon Cook në gjoks. Colie është akuzuar për plagosje, megjithatë është shpallur i pafajshëm pasi gjykata thotë se reagoi në vetëmbrojtje. Ndërkohë, Cook i kaloi disa ditë në repartin intensiv pasi plumbi i kishte përshkuar barkun dhe mëlçinë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49417 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE