Sia tregon ‘fytyrën e saj të re’!

vovalbania October 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sia tregon ‘fytyrën e saj të re’!

Këngëtarja e njohur Sia nuk njihet më pas disa ndërhyrjeve që ka bërë në fytyrë. 47-vjeçarja doli në skenë me rastin e ceremonisë së Daytime Beauty Awards në Los Anxhelos. Aty ajo i ndau mikut të saj më të mirë Dr. Talei çmimin për arritje të jashtëzakonshme në mjekësi. Teksa fliste për mikun e saj, Sia, e cila shpesh përdorte paruke për të mbuluar thuajse të gjithë fytyrën e saj, pranoi para audiencës se kishte bërë një ndërhyrje në fytyrë.

Sia u shpreh se:

Unë jam një yll popi që zakonisht e fsheh fytyrën dhe nuk gënjej asnjëherë. Kam bërë një lifting të fytyrës nga Dr. Talei. Ai është i pabesueshëm, po bën shumë punë të mira dhe jo vetëm për yjet e popit.

Më herët Sia ka treguar për mediat se kishte vendosur që të mos e tregonte fytyrën sepse nuk donte të gjykohej për pamjen e jashtme. Megjithatë, në vitet e fundit, këngëtarja ka nisur që të shfaqë fytyrën e saj gjithnjë e më tepër, teksa ka pranuar po ashtu se është e spektrit autik.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48809 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE