Kërcënimet ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve, Ambasada britanike: Do vijojmë t’i mbështesim në misionin e tyre jetik!

vovalbania October 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kërcënimet ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve, Ambasada britanike: Do vijojmë t’i mbështesim në misionin e tyre jetik!

Ambasada britanike në Tiranë ka reaguar pas kërcënimeve ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve në vendin tonë pas dëshmive të Artan Tafanit.

Ndërsa Mbretëria e Bashkuar shpreh shqetësimin, thekson se do të vijojë t’i mbështesë në misionin e tyre jetik hetuesit, prokurorët dhe gjyqtarët.

“Mbretëria e Bashkuar shpreh shqetësimin lidhur me kërcënimet kundër hetuesve, prokurorëve dhe gjyqtarëve në Shqipëri. Të gjithë ata që punojnë në Sistemin e Drejtësisë duhet të jenë të lirë të kryejnë punën e tyre, pa frikë apo favore. Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë t’i mbështesë ata në misionin e tyre jetik për të garantuar sigurinë e qytetarëve shqiptarë”, shkruhet në postimin e ambasadës britanike.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE