Kufiri Kosovë-Serbi, rihapet për qarkullim pikëkalimi i Bërnjakut!

vovalbania October 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kufiri Kosovë-Serbi, rihapet për qarkullim pikëkalimi i Bërnjakut!

Hapet për qarkullim Bërnjaku, një prej pikave kufitare mes Kosovës dhe Serbisë. Bashkë me Jarinjën, ky pikëkalim u mbyll më 24 shtator, pas sulmeve të armatosura ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit. Për pasojë u vra rreshteri Afrim Bunjaku, ndërsa në shkëmbimin e zjarrit gjetën vdekjen edhe tre sulmues serbë. Ndërkaq, pika kufitare në Jarinjë vazhdon e mbyllur se siç konfirmojnë burime zyrtare policore, ende ka kërkime në terren në atë rajon.

Presidentja Vjosa Osmani tha se “Kosova po sulmohet” dhe se është “viktimë e një akti të agresionit nga Serbia”, pas sulmit nga grupe të armatosura serbësh ndaj policisë në veri. Më 24 shtator, ato sulmuan në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Në shkëmbimin e zjarrit që pasoi gjetën vdekjen tre sulmues.

Për CNN-in, presidentja Osmani u shpreh:

Ndërsa ne po flasim, Kosova po përballet me sfida të papara: me sfida të sigurisë që vijnë nga akti i agresionit të Serbisë që ndodhi më 24 shtator. Ishte një akt agresioni i urdhëruar nga vendimmarrësit, nga shteti i Serbisë dhe i kryer nga grupet terroriste paramilitare.

Beogradi i mohon akuzat e Kosovës se qëndron pas këtij sulmi, duke thënë se serbët në Kosovë, “janë rebeluar kundër terrorit të Kurtit”, referuar kështu kryeministrit Albin Kurti.

Më 29 shtator, Milan Radoiçiç ka marrë përgjegjësinë për organizimin dhe sulmin në Banjskë të Kosovës së veriut. Në po të njëjtën ditë, Radoiçiç i cili është shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njoftoi dhënien e dorëheqjes nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, subjekt i cili gëzon mbështetjen e Beogadit zyrtar.

Një ditë më parë, Milan Radoiçiç u vendos në paraburgim për 48 orë nga autoritetet në Serbi, pas zhvillimeve më të fundit e që kanë nxitur thellimin e tensioneve Kosovë-Serbi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50747 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE