WSJ: Meta kërkon tarifimin e përdoruesve në BE-së për shërbimet pa reklama!

vovalbania October 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
WSJ: Meta kërkon tarifimin e përdoruesve në BE-së për shërbimet pa reklama!

Kompania teknologjike Meta po planifikon që të tarifojë përdoruesit në Europë lidhur me planet e abonimit pa reklama për Instagram dhe Facebook, siç bën të ditur “Wall Street Journal”. “Gjiganti i teknologjisë është në bisedime me rregullatorët e mbrojtjes së të dhënave të Bashkimit Europian, BE. Kjo për të filluar një version pa abonim të shërbimit të tij në rajon”, thuhet në një raport të publikuar.

Përdoruesit që nuk duan të paguajnë një tarifë prej 14 dollarësh apo edhe 17 dollarësh në muaj për të hyrë në aplikacionet Meta në Facebook e gjithashtu në Instagram do të duhet të pranojnë të ashtuquajturat “reklama të personalizuara”, të cilat do t’i lejojnë Metës që të gjurmojë aktivitetin në internet të një përdoruesi.

Ky propozim i bërë nga Meta adreson rregulloret e Bashkimit Europian e që mund të ndikojnë në praktikat e personalizuara të reklamimit. BE-ja ka zbatuar dhe forcuar rregulloret për mbrojtjen e të dhënave e privatësinë, siç është Rregullorja e Përgjithshme e Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR), për të mbrojtur të dhënat e përdoruesit dhe të drejtat e privatësisë.

Duhet theksuar se reklamat e personalizuara përbëjnë pjesën kryesore të të ardhurave për kompani si Meta, pasi ato mbështeten në të dhënat e përdoruesve për të synuar reklamat në mënyrë akoma më efektive.

Megjithatë, rregulloret e Bashkimit Europian synojnë që t’u japin përdoruesve më shumë kontroll mbi të dhënat e tyre e po ashtu kërkojnë që kompanitë të marrin pëlqimin e qartë për disa aktivitete të përpunimit të të dhënave, duke përfshirë reklamimin e personalizuar.

Ofrimi i një zgjedhjeje midis një plani falas, të mbështetur nga reklama, si dhe një abonimi me pagesë, zakonisht do të bëjë që më shumë përdorues të zgjedhin të parin, duke ndihmuar Metën që në këtë mënyrë të respektojë rregulloret, por pa ndikuar në biznesin e saj të reklamave.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51125 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE