Çfarë nuk i thanë njëra-tjetrës në BBV, por Zhaklina do të jetë krah Kiara Titos në këtë program të TCH!

vovalbania October 05, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Çfarë nuk i thanë njëra-tjetrës në BBV, por Zhaklina do të jetë krah Kiara Titos në këtë program të TCH!

Ditën e sotme u bë me dije se Kiara Tito do të jetë në moderim të programit “DWTS Fan Club”, i cili këtë vit është një risi.

Në këtë program do të diskutohen ngjarjet e zhvilluara gjatë spektakleve të DWTS e gjithashtu do të priten të skualifikuarit nga gara për të folur për eksperiencat e tyre.

Por ajo që nuk dihej është se krah Kiara Titos në këtë program, në rolin e opinionistes, do të jetë Zhaklin Lekatari.

Kujtojmë se marrëdhënia e dyshes gjatë pjesmarrjes në “Big Brother VIP” nuk ishte më e mira, për të mos thënë ishte një nga më të këqijat.

Mes Kiarës dhe Zhaklinës ka patur gjithnjë përplasje të forta, të cilat kanë agravuar deri në ofendime të rënda.

Gjithsesi, mbetet për t’u parë se si do të jetë marrëdhënia mes tyre në këtë program të ri!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48875 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE