E gjeni dot personazhin në foto? Sot është një këngëtare më të dashura për dashur për publikun shqiptar

vovalbania October 05, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E gjeni dot personazhin në foto? Sot është një këngëtare më të dashura për dashur për publikun shqiptar

Këngëtarja e dashur për publikun, Fifi, është një ndër konkurrentet e spektaklit të madh të kërcimit, “Dancing With The Stars”, i cili do të nisë transmetimin më 6 tetor në Top Channel.

Ajo do të jetë çift në skenë së bashku me balerinin e njohur, Graciano Tagani. Herë pas here përmes postimeve në rrjetet sociale, ato tregojnë se si po shkojnë provat.

Ndërkohë ditën e sotme, Fifi ka vendosur që të bëjë një bashkëbisedim virtual me mijëra ndjekësit e saj në profilin e “Instagram”-it.

Një ndjekës i ka kërkuar artistes që të publikojë një fotografi kur ajo ka qenë e vogël. E këngëtarja e dashur për publikun nuk ka ngurruar aspak.

Ajo ka ndarë me fansat një foto ku shfaqet shumë e vogël e ulur në një divan.

“Fifula e vogël”, ka shkruar këngëtarja e njohur bashkëngjitur me foton, e cila me siguri është pëlqyer shumë nga ndjekësit e saj.

E gjeni dot personazhin në foto? Sot është një

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48792 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE