“E kam takuar të dashurën e Kristit…”/Dea Mishel zbulon dhe sqaron raportin e saj me ish-banorin e BBV!

vovalbania October 05, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
“E kam takuar të dashurën e Kristit…”/Dea Mishel zbulon dhe sqaron raportin e saj me ish-banorin e BBV!

Të ftuara në emisionin “Pardon My French” kanë qenë Argjira Spanca dhe Dea Mishel Hoxha. Të dyja vajzat bukuroshe kanë dhënë më shumë detaje jo vetëm nga karriera dhe jeta e tyre personale por edhe për projektin e ri mjaft të veçantë që i ka bërë bashkë, emisioni “Influencer” në E diell.

Dea Mishel ka qenë gjithashtu në vëmendjen e publikut edhe pas daljes së saj nga shtëpia e “BBV” si një nga finalistet e edicionit të dytë. Ajo ka treguar në Top Albania Radio se vazhdon të ruajë një shoqëri shumë të mirë me disa nga banorët edhe pas daljes nga shtëpia dhe përfundimit si eksperiencë. A ka Dea plane dhe projekte të reja në mendje që pritet ti realizojë? A i përkasin botës së televizionit?

Për momentin kam qenë shumë e ngarkuar dhe e impenjuar me “Influencer” është edhe filmi, kam një plan që nuk është në televizion por nuk e them dot akoma sepse nuk e kam konkret. Artistik dhe ky, shumë i bukur. 

Sa i përket dashurisë, Dea është e lidhur apo single? Çfarë do të bënte ajo për dashurinë?

Jam shumë single. Super single, por jam shumë okej. Do të bëja çdo gjë për dashurinë, absolutisht çdo gjë. 

Rikujtojmë gjithashtu se shpesh herë gjatë këtyre muajve është diskutuar shumë edhe raporti, afrimiteti, festimi i ditëlindjes dhe urimi i saj për Kristin, një prej ish-banorëve të BBV gjithashtu finalist, në lidhje me këtë Dea u shpreh se:

Ishte një jo totale, nuk ishte as lojë. Nuk është se po bëjmë lojë me publikun ose duam të ndezim një thashethem. Asnjëri nga ne. Kemi një miqësi shumë të pastër me njëri-tjetrin dhe vërtetë unë Kristin e kam shumë xhan dhe e vlerësoj shumë si njeri. Unë i kam mbajtur miqësitë e mia që kam krijuar aty brenda me Jorin, Oltën, Kristin. Ne dalim bashkë, i kemi prezantuar njëri-tjetrit dhe shoqëri që nuk është nga televizioni. Ai i njeh shoqet e mia unë i njoh disa nga shokët e tij. 

Po të dashurën e Kristit e ke takuar?

Po, e kam takuar të dashurën e Kristit, shumë e këndshme. Është artiste si Kristi dhe mendoj që shkojnë shumë bashkë.

Dea ka shtuar më tej se:

Nuk ka asgjë dhe ne prandaj e sqaruam që nuk ka diçka mes nesh. Ne flasim për çdo gjë bashkë. Unë edhe tek urimi që kisha bërë, një urim normal ishte. Unë njerëzit që i vlerësoj me të vërtetë dhe ato fjalët më vijnë natyrshëm. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49346 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE