Familja hap dyert e mortit! Vogëlushi që vdiq në Tiranë dhe mjeku që akuzohet

vovalbania October 05, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Familja hap dyert e mortit! Vogëlushi që vdiq në Tiranë dhe mjeku që akuzohet

Fëmija që shihni në foto është 3-vjeçari, Brian Spahiu që humbi jetën tre ditë më parë në Tiranë. Sipas prindërve dyshohet se fëmijës i është injektuar një dozë e lartë narkoze në klinikën dentare.

Prindërit e 3-vjeçarit kanë bërë denoncimin në komisariatin Nr.4 ndaj klinikës. I ati i 3-vjeçarit Guri Spahiu akuzon klinikën dentare private “Splendent” në pronësi të Roland Xhaxhos (mjeku në foto) në “Rrugën e Kavajës”.

Pasi mbaroi ndërhyrjen, mjeku informoi prindërit që ta merrnin fëmijën në banesë me argumentin se 3-vjeçari do të zgjohej. Por i mituri nuk ka dhënë shenja reagimi as në banesë.

Në këtë moment, prindërit telefonuan klinikën, e sipas tyre, askush nuk u është përgjigjur në telefon. 3-vjeçari u dërgua në spital, në pavionin e pediatrisë, në gjendje kome ku ka qëndruar 2 ditë dhe ka ndërruar jetë.

Rasti është referuar në prokurori për vepër penale “Neglizhencë në Mjekim”, e cila konsiderohet sipas Kodit Penal si kundravajtje penale dhe jo vepër penale. Policia dhe prokuroria po presin autopsinë e 3-vjeçarit për të kryer veprime të tjera.

Klinika që ishte e hapur gjatë paradites, pas publikimit të lajmit në media, ka mbyllur qepenat. Mediat janë munduar që të kontaktojë me mjekun Roland Xhaxho, por nuk është përgjigjur njëri.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE