“E stisur…”/Arjola Shehu komenton lojën e disa prej banorëve të “BBV” dhe jo vetëm!

vovalbania January 22, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“E stisur…”/Arjola Shehu komenton lojën e disa prej banorëve të “BBV” dhe jo vetëm!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio moderatorja e njohur Arjola Shehu për të na folur më shumë rreth spektaklit më të diskutueshem të momentit, “BBV”. Si po i duken Arjolës banorët e këtij edicioni dhe a ka ajo një të preferuar? Për këtë e më shumë zbuloni duke klikuar në këtë link.

Ndërkaq, si e komenton Arjola largimin e Drini Zeqos nga “BBV” dhe a mund të ketë një rikthim të rij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri?

Drini fitoi nga kjo eksperiencë sepse duke qëndruar gjatë aty brenda është thikë me dy presa. Mund të dalësh mirë por mund të nxjerrësh edhe aspektet e tua jo fort pozitive. Nuk do isha shumë që Drini të kthehej. Ai dha një mesazh të mirë pas daljes së tij, është përfolur shumë, po diskutohet shumë për të dhe po të isha unë do e kisha konkluduar, nuk do të futesha më brenda. 

Cili nga banorët që është në nominim do të dalë jashtë sipas Arjolës?

Gjasat që janë që të dalë Gabriele. Është djalë me shumë vlera por nuk diti se si të bëhej qendra e vëmendjes. Mu dukën të stisura shkëndijet e tij me Sarën. Edhe Sara vetë e kuptoi që ishte një lojë, nuk mendoj që ka patur as kohën të njoh vajzat dhe t’ju hidhet në sulm siç e ka pasur Romeo me Meritonin.(qesh) Gazi do dali më i fortë nga ky nominim. Merin nuk e shoh gjatë aty brenda, është personazh pa ndonjë bazament, argëtuese por jo potenciale për finale.

Si e komenton moderatorja hyrjen e Olsi Bylykut?

Unë nuk e di pse kaq personazhe të njohur kanë vendosur të futën të gjithë tek ky edicion.(qesh) Lufta është e madhe për vëmendje. Jul Deda ka eksperiencë të gjatë, Olsi ka më pak dhe të ballafaqohen së bashku shkon pak në disavantazh për të. Olsi nuk mendoj se ka hyrë për finale por më shumë për popullaritet.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50395 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE