Ronaldo Sharka tregon anëtarin e tij të preferuar të jurisë së “Dancing With the Stars”!

vovalbania October 05, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ronaldo Sharka tregon anëtarin e tij të preferuar të jurisë së “Dancing With the Stars”!

“Dancing with the Stars”, është programi më popullor i kërcimit që bën bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh.

Ronaldo Sharka është një nga konkurrentët e këtij sezoni në “DWTS” së bashku me disa nga ish-banorët e tjerë të “Big Brother 2”. Ama Olta Gixhari, e cila gjithashtu  ka qenë pjesë e “BBV2” do të jetë anëtare e jurisë ama të gjithë e dinë se marrëdhënia e tyre brenda shtëpisë së ‘BBV2’ nuk ka qenë dhe aq e mirë. Së fundmi i pyetur nga fansat se çfarë mendimi ka për jurinë dhe cilin ka të preferuar, Ronaldo ka zgjedhur Ilir Shaqirin.

Ça mendimi ke për anëtarët e jurisë? Dhe kush është i preferuari jot nga ata të katërt?

Nuk njoh asnjërin personalisht prej tyre, përveç pak Oltës kur jetuam bashkë në BBVIP. Por s’do mend që Ilir Shaqiri. Për shumë arsye, mbi të gjitha sepse është DASH si unë e Frenki. Nuk pres të jetë i butë si profesionist që është, por i kam qejf deshërit. Ironia, humori i hollë më pëlqejnë shumë

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49340 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE