Tetori Rozë dhe misioni i sensibilizimit për të rritur vëmendjen ndaj kancerit të gjirit/Dr. Skerdi Faria: “Ftoj të gjitha vajzat dhe gratë të bashkohen me ne…”

vovalbania October 05, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Tetori Rozë dhe misioni i sensibilizimit për të rritur vëmendjen ndaj kancerit të gjirit/Dr. Skerdi Faria: “Ftoj të gjitha vajzat dhe gratë të bashkohen me ne…”

I ftuar ditën e sotme në emisionin “S’e Kam me Ty” ishte Dr. Skerdi Faria. Ai ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me misionin më të ri të Klinikës KEIT në kuadër të Tetorit Rozë, muajit të sensibilizimit për të rritur vëmendjen ndaj kancerit të gjirit në të gjithë botën.

Unë përfitoj nga rasti që t’i ftoj të gjithë ato vajza dhe gra që kanë mundësi të bashkohen me ne, në datën 11 Tetor ne kemi organizuar së bashku me Kryqin e Kuq jo vetëm dhurimin e gjakut që bëjmë rregullisht çdo muaj në ndihmë të fëmijëve që vuajnë nga talasemia apo edhe të gjithë pacientëve të tjerë që kanë nevojë por kësaj radhe në mënyrë të veçantë disa vajza nga stafi ynë kanë vendosur që të presin flokët dhe t’i dhurojnë për paruke për zonjat, motrat, të dashurat, të afërmet tona të cilat mund të kenë nevojë larg qoftë në rastin e një tumori të gjoksit. Përveç kësaj kemi dhe një aktivitet tjetër që ne po e organizojmë gjatë gjithë muajit Tetor, ekografi gjiri falas. Ne e kemi filluar vjet dhe e kemi bërë vjet dhe falë ekografive kemi arritur që të zbulojmë hershëm disa raste tumori gjiri të zonjave që ndoshta nuk e kishin në plan ta bënin dhe ju kemi shpëtuar jetën falë një ekzaminimi shumë të thejshtë. Unë i ftoj të gjitha gratë dhe vajzat që të bëjnë kontrolle të gjirit. Një ekografi e thjeshtë të shpëton jetën sot sepse parandalon zhvillimin e tumorit, e heq dhe shërohesh.

Sa janë ndërgjegjësuar vajzat gjatë këtyre viteve rreth kontrolleve që duhen bërë patjetër dhe për të ruajtur shëndetin e tyre?

Ne vitin e kaluar kur e filluam këtë iniciativë në mënyrë shumë rastësore, filluam duke bërë në Instagram disa njoftime u prezantuan shumë me qindra, të cilat erdhën të bënin ekografi të gjirit. Ne kishim vendosur që ta bënim për një periudhë të shkurtër por më pas vendosën që ta bënim gjatë gjithë muajit Tetor. Kemi bërë me qindra dhe kjo është shenjë e mirë sepse janë të ndërgjegjësuara, duan që ta bëjnë atë lloj ekzaminimi. Në disa raste nuk kanë edhe mundësinë ekonomike për ta bërë dhe kur ne jua dhanë falas këtë gjë ato erdhën. Siç e bëmë ne falas ka edhe shumë klinika të tjera më të mëdha apo më të vogla se ne edhe spitale të cilat të paktën në muajin Tetor le ta ofrojnë këtë shërbim falas sepse nuk na kushton gjë.

Për të gjithë ata që janë të interesuar mund të kontaktojnë me numrin e telefonit të klinikës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49320 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE