Nis spektakli “Dancing With the Stars”, zbuloni mënyrën si mund të votoni çiftin tuaj të preferuar

vovalbania October 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nis spektakli “Dancing With the Stars”, zbuloni mënyrën si mund të votoni çiftin tuaj të preferuar

Magjia e spektaklit të kërcimit “Dancing With the Stars” nisi këtë të premte në orën 21:00.

“Dancing With the Stars”, është programi më popullor i kërcimit, ku do bëjë bashkë personazhet më të dashur të publikut, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash.

Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at do sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh.

Emrat e VIP-ave dhe balerinëve që do të marrin pjesë në këtë show magjik së bashku me kodet e tyre janë:

Arbita & Eni   me kodin VIP 1

Saimir & Livia   me kodin VIP 2

Eni & Odeta   me kodin VIP 3

Sara & Erind   me kodin VIP 4

Juliana & Dion   me kodin VIP 5

Atalanta & Luxhino   me kodin VIP 6

Irgen & Joana   me kodin VIP 7

Roerd & Ensa   me kodin VIP 8

Ronaldo & Frenki   me kodin VIP 9

Sardi & Erisa   me kodin VIP 10

Armaldo & Mariana   me kodin VIP 11

Elvis&Jora   me kodin VIP 12

Enxhi&Silvester   me kodin VIP 13

Fifi&Graciano   me kodin VIP 14

Ina&Eltion   me kodin VIP 15

Përmes kodit që çdo çift konkurrent ka, publiku mund të votojë të preferuarin e tyre.

Bora Zemani dhe Eno Popi do të jenë sërish prezantues të spektaklit më të pëlqyer nga publiku, ndërsa juria do të kryesohet me Ilir Shaqirin, krah Olta Gixharit, Valbona Selimllarit dhe Lori Balës.

Më herët është zbuluar nga producentja Sara Hoxha, se një nga surprizat që pritet të ndodhë sonte në premierën e madhe, është performanca speciale e Luiz Ejllit, fituesit të “Big Brother VIP 2”.

Klikoni këtu për të votuar të preferuan tuaj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49236 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE