Zbulohet i ftuari special këtë javë në “Më lër të flas” me vëllezërit Veshaj!

vovalbania October 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zbulohet i ftuari special këtë javë në “Më lër të flas” me vëllezërit Veshaj!

Pas sukseseve të sezoneve të kaluar, këtë javë nis sezoni i tretë i emisionit “Më lër të flas” moderuar nga vëllezërit Veshaj. Me një larmishmëri temash, të ftuar VIP, lojërash dhe performancash në studio, “Më lër të flas” sjell alternativën më të mirë për të kaluar disa momente me të qeshura, energji dhe situata që nuk i keni parë në asnjë program televiziv. Sezoni i ri do të nis këtë javë, çdo të shtunë nga data 30 shtator në ekranin e Top Channel do të jemi nën shoqërinë e vëllezërve Veshaj.

Vetëm pak më parë faqja zyrtare e emisionit ka publikuar promon e episodit të kësaj jave dhe ka zbuluar të ftuarin special. Në prag të ‘finales’ Shqipëri-Çeki, Armand Duka në një rrëfim ekskluziv me vëllezërit Veshaj. Nga Europiani tek emocionet e postit të ri dhe familja, të gjitha nesër në “Më lër të flas”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Më lër të flas (@melerteflas.tch)

Episodin e kaluar Fifi u shpreh entuziaste për këtë eksperiencë të re në “Dancing with the Stars”, që e rikthen në ekranin e Top Channel. Përballë binjakëve Romeo dhe Donald Veshaj, ky i fundit u shpreh se do të jetë mbështetës i flaktë i këngëtares. Donaldi nuk e ka harruar mbështetjen që Fifi i dha në “Big Brother VIP 1” dhe tashmë është radha e tij t’ia kthejë nderin artistes.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49464 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE