Putin: Gati të furnizojmë Gjermaninë me gaz përmes “Nord Stream 2”!

vovalbania October 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Putin: Gati të furnizojmë Gjermaninë me gaz përmes “Nord Stream 2”!

Presidenti rus, Vladimir Putin sërish ofron rifillimin e dërgesave të gazit në Gjermani përmes gazsjellësit “Nord Stream 2”, nën dritën e çmimeve të larta të energjisë në Europë, që pjesërisht u nxitën nga vendimi i Rusisë për t’i dhënë fund furnizimeve në kontinent. Në një forum ndërkombëtar në Soçi, para 40 ekspertëve, Putin u shpreh:

Jemi gati të pompojmë 27 miliardë metra kub gaz në vit përmes tubacionit, por vendimi i takon Gjermanisë.

Sipas kompanisë “Nord Stream”, 59 miliardë metra kub gaz u shpërndanë përmes gazsjellësit “Nord Stream 1” në vitin 2021. Përsëri, Putin kritikoi shpërthimet e vitit të kaluar në tubacionet e “Nord Stream”-it, që kalonin nga Rusia në Gjermani si “akte terrorizmi”.

Shpërthime u regjistruan pranë ishullit danez Bornholm më 26 shtator 2022. Menjëherë më pas, katër rrjedhje u zbuluan në tre nga katër linjat e tubacioneve. “Nord Stream 1” dhe 2, secili kalon si linjë dyshe nënujore në një distancë prej rreth 1 mijë e 200 kilometrash nga Rusia në Gjermani.

“Nord Stream 1” ka furnizuar një pjesë të konsiderueshme të gazit të importuar në Europë që nga viti 2011. Asnjë nga tubacionet nuk po furnizon me gaz, pas një bllokimi energjetik mes Bashkimit Europian e Rusisë, si rezultat i luftës në Ukrainë.

Putin akuzoi sërish SHBA-të se qëndrojnë pas sulmeve duke thënë se Uashingtoni po kërkon të shesë gazin e vet në Europë. Më shumë se një vit nga shpërthimet, ende është e paqartë se kush qëndron pas sulmeve. Shefi i Kremlinit deklaroi:

Në të njëjtën kohë, gazi rus vazhdoi të transportohej me tubacione përmes Ukrainës në Europë çdo ditë. Ukraina vazhdon të marrë para’ nga Rusia për këtë tranzit. Si Rusia, edhe Ukraina përfituan nga shitjet.

Kontrata e tranzitit midis Moskës dhe Kievit do të skadojë në fund të vitit të ardhshëm. Ndërkaq, lufta ruse në Ukrainë vijon prej muajit shkurt të vitit të kaluar, edhe pse Rusia nuk e quan luftë, por operacion special ushtarak.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE