Thuhej me miqësie e tyre ishte krisur, Noizy vë pikat mbi ‘i’ me veprimin ndaj Yll Limanit!

vovalbania October 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Thuhej me miqësie e tyre ishte krisur, Noizy vë pikat mbi ‘i’ me veprimin ndaj Yll Limanit!

Reperi i njohur, Noizy ka festuar ditëlindjen dhe mbushi 37 vjeç. Në ditën e tij të veçantë, ai ka marrë urime të shumta nga miqtë, të afërmit dhe kolegët, e sigurisht që nuk kanë munguar as të fansave të tij.

E mes shumë urimeve të miqve të tij është vënë re nga ndjekësit mungesa e urimit të Yll Limanit. Prej disa kohësh tashmë ata e kanë konsideruar njëri-tjetrin miq shumë të mirë dhe i kemi parë shpesh herë me pushime së bashku me pjesën tjetër të grupit OTR madje kanë edhe disa bashkëpunime muzikore. Ama nga ana e tij në rrjete sociale nuk pati asnjë postim dedikuar Noizyt dhe fansat po aludojnë se ndoshta miqësia e tyre është krisur edhe pse ata ende e ndjekin njëri-tjetrin në rrjete sociale.

Ama mesa duket nuk ka ndodhur një krisje e tillë në shoqërinë e tyre e këtë e ka treguar komentii Noizyt në postimin në Instagram të Yllit për publikimin e këngës së tij të re. Ditën e sotme Ylli ka publikuar këngën “Për kon je zbukuru” dhe Noizy i ka komentuar disa figura duartrokitjeje.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by YLL LIMANI (@ylllimani)

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE