E vërteta e përplasjes me Dafina Zeqirin, flet për herë të parë publikisht Sara Hoxha

vovalbania October 07, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
E vërteta e përplasjes me Dafina Zeqirin, flet për herë të parë publikisht Sara Hoxha

Sara Hoxha ka qenë e ftuar së fundmi në një intervistë për “S’e Luan Topi”, ku ndër të tjera ka folur edhe për bujën e krijuar pak kohë më parë me këngëtaren Dafina Zeqiri.

Për ata që nuk e mbajnë mend, një frazë e njëjtë në këngën e Dafinës dhe Ledrit po komentohej kudo.

Sakaq, Ledri i bëri një koment Dafinës në profilin e saj, pikërisht frazën e njëjtë nga këngët e tyre.

Mirëpo, kjo bëri që këngëtarja të revoltohej dhe t’a sulmonte publikisht Ledrin e gjithashtu edhe Sarën.

Për herë të parë publikisht, Sara u shpreh se nuk e kuptoi mërzinë dhe reagimin e ashpër të Dafinës, kur në fakt Ledri bëri vetëm një koment në kotekstin e shakasë në profilin e saj.

“Unë kam ndenjur edhe me Dafinën dhe ajo është sjellë aq mirë me mua saqë më ka bërë edhe mua të ndihem me të vërtetë mirë. Nuk e di çfarë ndodhi, vërtetë që nuk e di. Nuk e di pse ajo u mërzit aq shumë. Ka qenë një koment që Ledri ka bërë tek një post i Dafinës. Unë, e mora si shaka. Domethënë, unë si partnerja e Ledrit nuk e mora me idenë që ai po e ngacmon apo diçka e tillë. Vërtetë që nuk e di pse u mërzit, pse foli për njerëz mosmirënjohës sepse unë Dafinën nuk e kam shfrytëzuar kurrë. Ne kemi qenë, jo shoqe, por shumë të afërta. Madje edhe shumë më të afërta seç duhej. Madje shpesh mendoja se ajo është shumë e mirë dhe ti nuk ke se si sillesh ndryshe kur ajo sillet shumë mirë”- tha Sara.

E pyetur nëse kishte diçka për t’i thënë, Sara u shpreh: “Jo, jo. Unë mendoj se çdo njeri ka arsyet e veta dhe nëse ajo e mendon ashtu, lëre ta mendoj ashtu. Unë nuk jam këtu për t’i shpjeguar asaj që gjerat nuk është ashtu siç e mendon ajo. Ajo duhet të ketë persona të tjerë rreth e rrotull që t’ja thonë diçka të tillë”– përfundoi Sara, duke i uruar artistes gjithë të mirat.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50610 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE