Nëse keni një sobë me dru në shtëpi, lexojeni këtë artikull me patjetër!

vovalbania October 07, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nëse keni një sobë me dru në shtëpi, lexojeni këtë artikull me patjetër!

Sipas një studimi amerikan, përdorimi i sobës me dru ose oxhakut rrit me 43% rrezikun e zhvillimit të kancerit të mushkërive tek gratë, krahasuar me ato që nuk përdorin ngrohje me dru.

Studimi zbuloi se njerëzit që përdornin ngrohje me dru më shumë se 30 ditë në vit kishin 68% rritje të rrezikut të zhvillimit të kancerit të mushkërive krahasuar me njerëzit e tjerë.

Rezultatet vijnë nga Sister Study (Studimi Motra), i cili gjurmoi për 11 vjet shëndetin e 50,000 grave amerikane që kishin motra me kancer në gji.

“Sister Study u krijua për të kuptuar më mirë faktorët e rrezikut gjenetik dhe mjedisor për kancerin e gjirit, por ai gjithashtu analizoi edhe faktorët e tjerë,” tha Dr. Suril Mehta nga Instituti i Shkencave të Shëndetit Mjedisor në SHBA.

Në mbarë botën, pirja e duhanit është faktori më i madh i rrezikut për kancerin e mushkërive, por jo i vetmi. Përveç të ardhurave dhe faktorëve të tjerë të stilit të jetesës, duket se edhe ngrohja me dru është një faktor rreziku.

Në tetor të vitit 2006, Agjencia Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin e klasifikoi tymin e drurit si kancerogjen për njerëzit. Një tjetër studim ndërkombëtar i vitit 2010 zbuloi rritje të rrezikut të kancerit të mushkërive tek njerëzit që përdornin ngrohje me dru dhe qymyr krahasuar me ata që nuk e përdornin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49220 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE