Po fliste për “Top Channel”, Bora Zemani i ndërpret menjëherë fjalën Olta Gixharit në DWTS

vovalbania October 07, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Po fliste për “Top Channel”, Bora Zemani i ndërpret menjëherë fjalën Olta Gixharit në DWTS

Mbrëmja e sotme në “Dancing with the Stars”, ka nisur plot surpriza, dinamika por edhe me ironi mes njëri tjetrit.

Olta Gixhari është një nga antaret e jurisë, ndërkohë që Luizi ka qenë i ftuari special i mbrëmjes.

Pas perfomancës, Eno dhe Bora kanë ftuar në skenë disa nga aktorët e filmit ku kanë luajtur bashkë Olta dhe Luzi, përfshirë këtu Sara Hoxha, Eni Shehu dhe Roerd Toçe.

Teksa të gjithë janë pyetur sesi e presin promovimin e filmit, Olta ka thënë:

“Ndonjëherë kur pritshmëria është shumë e lartë, emocionet janë akoma edhe më lart. Edhe mbase mund të ndodhi ndonjëherë që njerëzit edhe mund të zhgënjehen, unë nuk e di por nuk e uroj këtë”- ndërkohë që fjala është ndërprerë nga Bora.

“Këtë ta them unë me siguri, sepse ky është filmi i parë i Top Channel films dhe ku ve dorë Topi gjërat janë gjithmonë të bukura”- ka thënë Bora, duke dalë menjëherë në mbrojtje të TCH, nga frika se mos i bëhet reklamë e keqe.

Teksa Olta ka qeshur më tej ka vazhduar: “E kisha për veten si aktore dhe më takon të jem më modeste edhe pse mezi po e pres e është gjithë kjo zhurmë e madhe. Uroj të gjithë ta shihni me sy dashamirës sepse filmi është bërë me një dashuri të madhe”.

https://lokimagazine.com/wp-content/uploads/2023/10/Olta-Gixhari-thote-se-cdo-aktore-ka-frike-per-suksesin-e-filmit-Bora-Zemani-i-nderpret-fjalen-nga-frika-mos-i-behet-reklame-e-keqe-Top-Channel-KRYEFJALA.mp4
Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50258 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE