Raketat e Hamasit, 40 viktima e rreth 800 të plagosur në Izrael/Kryeministri Rama: Dënojmë ashpër sulmin!

vovalbania October 07, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Raketat e Hamasit, 40 viktima e rreth 800 të plagosur në Izrael/Kryeministri Rama: Dënojmë ashpër sulmin!

Izraeli nën sulmin e Hamasit në Gaza, të paktën 40 viktima e 779 të plagosur, të gjithë izraelitë. Dita e sotme nisi me hedhjen e 5 mijë raketave drejt jugut dhe qendrës së shtetit hebraik, duke mos u kursyer as Jeruzalemi e Tel Avivi. Madje, militantë palestinezë edhe të Xhihadit Islamik hynë në territorin izraelit ku mbajnë peng disa ushtarë, çka sipas BE-së “shkel të drejtën ndërkombëtare”.

Komandanti i Hamasit, Mohammed Deif nënvizoi:

Grupi palestinez ka vendosur të thotë që mjaft është mjaft!

Në një videomesazh, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu iu drejtua popullit me fjalët:

Qytetarë të Izraelit, ne jemi në luftë! Do të ripastrojmë fshatrat nga terroristët. Armiku do ta paguajë shtrenjtë.

Ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallant paralajmëroi Hamasin se bëri një “gabim të rëndë” duke nisur sulme masive ndaj Izraelit nga Rripi i Gazës.

Hamasi kreu një gabim të rëndë këtë mëngjes duke nisur një luftë kundër shtetit të Izraelit. Ushtarët izraelitë po luftojnë në të gjitha vendet ku u bënë inkursione.

Ministria izraelite e Punëve të Jashtme tha se Hamasi ka vrarë të pafajshëm duke hyrë shtëpi më shtëpi.

Herët në mëngjes, terroristët e armatosur të Hamasit u infiltruan në komunitetin izraelit e nisën të shkojnë në çdo shtëpi për të vrarë izraelitë të pafajshëm. Disa pamje janë kaq të rënda, sa nuk mund t’i publikojmë. Do të marrim çdo masë për të mbrojtur qytetarët tanë, duke shënjestruar ata që duan t’i godasin.

Izraeli po përgjigjet ashpër me sulme ajrore intensive në Gaza, në kuadër të kundërofensivës së pagëzuar “Shpatat e hekurit”. Burime zyrtare konfirmojnë 161 palestinezë të vrarë e rreth 1 mijë të plagosur.

Shqipëria është mes vendeve të botës që dënuan sulmin dhe i shprehën solidaritet Izraelit. Kryeministri Edi Rama dënoi fuqishëm sulmin terrorist nga Hamasi kundër Izraelit. Në një postim në rrjetet sociale, shefi i qeverisë shkruan:

Ne qëndrojmë të vendosur kundër terrorizmit. Mendimet tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe gjithë Izraelin.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian dënuan ashpër sulmet kundër Izraelit. Këshilli për Sigurinë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë!

Shtetet e Bashkuara dënojnë sulmet e terroristëve të Hamasit kundër civilëve izraelitë. Asnjëherë nuk ka justifikim për terrorizmin. Në mënyrë të vendosur jemi pranë qeverisë dhe popullit të Izraelit.

Ndërsa dënoi sulmet, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen tha se “Izraeli ka të drejtë të mbrohet”. Ndërkaq, Kombet e Bashkuara deklaruan se kjo është një “rënie e rrezikshme”. Moska zyrtare apelon për armëpushim.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51250 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE