Hovenier: SHBA-ja dënon sulmet e tmerrshme të Hamasit kundër Izraelit!

vovalbania October 08, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Hovenier: SHBA-ja dënon sulmet e tmerrshme të Hamasit kundër Izraelit!

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier ka deklaruar se SHBA-ja i dënon sulmet e tmerrshme të terroristëve të Hamasit kundër Izraelit.

Ambasadori Hovenier ka shkruar në platformën X, se nuk ka asnjë justifikim për terrorizmin dhe se solidarizohen me Izraelin.

“Shtetet e Bashkuara dënojnë pa mëdyshje sulmet e tmerrshme të terroristëve të Hamasit kundër Izraelit, duke përfshirë komunitetet civile. Nuk ka asnjë justifikim për terrorizmin. Ne qëndrojmë në solidaritet me Izraelin dhe shprehim ngushëllimet tona për jetët izraelite të humbura në këto sulme”, shkruan Hovenier në Twitter.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE