A janë kombinimi i duhur i shenjave? Ja çfarë thotë Meri Shehu për çiftin Luiz-Kiara

vovalbania October 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
A janë kombinimi i duhur i shenjave? Ja çfarë thotë Meri Shehu për çiftin Luiz-Kiara

Astrologia e njohur, Meri Shehu, ishte ditën e djeshme e ftuar në “Dancing With The Stars Fan Club” për të bërë parashikimin e 15 çifteve të spektaklit të kërcimit.

Por jo vetëm kaq, pasi moderatorja e njohur Kiara Tito, e pyeti edhe në lidhje me shenjën e saj të horoskopit dhe partnerit, Luiz Ejlli.

Kiara e pyeti për kombinimin Bricjap-Gaforre.

“Si është një kombinim Bricjap i ftohtë dhe Gaforre”, i tha Kiara Merit, e cila iu përgjigj:

“Është kombinimi më i bukur në çift, për kërcim, për bashkëpunim. Dy të kundërta plotësojnë njëra-tjetrën, nuk e përjashtojnë. Për Bricjapin, Gaforrja është zjarri. Bricjapi është thjesht oxhak, Gaforrja duhet të djegë tek oxhaku atë punën e vet. Duhet një natë dimri të tregoj për këto dy shenja”, tha astrologia e njohur.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49833 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE