Getinjo i publikon foton Vivien dhe reagon sërish: “E dija që je kështu…”

vovalbania October 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Getinjo i publikon foton Vivien dhe reagon sërish: “E dija që je kështu…”

Një dramë ka ‘shpërthyer’ papritur mes ish-çiftit Getinjo dhe Vivien Thano.

E gjitha nisi pas një interviste të Vivien, ku ajo deklaroi se arsyeja e ndarjes nga reperi ishte fiksimi i tij pas bixhozit.

Tutje ajo deklaroi se pavarësisht se është mundur ta ndihmonte, Getinjo nuk arriti të largohet nga lojërat e fatit, diçka që ajo nuk mundi ta toleronte.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Getinjos, që në disa postime në Instagram pranoi se luan bixhoz, por që kjo nuk ka ndikuar asnjëherë në marrëdhëniet e tij me të tjerët.

Nuk ka mjaftuar me kaq dhe rap-artisti ka vazhduar reagimet edhe me komente në postimin e faqes zyrtare të E diel në Instagram.

Aty reperi tha se arsyeja e ndarjes ishte diçka tjetër dhe jo bixhozi, tutje ai u shpreh se ‘e dinte që ajo ishte e tillë dhe se i vjen keq që nuk i funksioni plani’.

“Jemi nda për arsye tjera. Bixhoz luaj që 15 vjet mos gjeste të këtij lloji sepse nuk mund të ma njollos askush respektin tim që e kam për të tjerët. Unë mund të mos kem respekt për veten time, por për të tjerët jap gjithçka gjithmonë. E dija që je fiks kështu, prandaj edhe nuk jemi (bashkë). Mos të dhemb që nuk të funksionoi plani zemra sepse me intervista të tilla ma konfirmon që vërtetë paskam gabuar që të ka dashur dhe të kam njoftuar me familjen. Shiko jetën përpara dhe më lë rehat. Paqe”, ka shkruar Getinjo.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51125 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE