Çfarë e pengon Sarën dhe Ledrin ta kurorëzojnë lidhjen e tyre në martesë?

vovalbania October 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Çfarë e pengon Sarën dhe Ledrin ta kurorëzojnë lidhjen e tyre në martesë?

“Kemi vakt, të bëjmë edhe një fëmijë”! Kështu u shpreh Ledri për dasmën e shumëpërfolur me Sara Hoxhën.

Ndryshe nga çiftet e tjera të njohura dyshja duket se nuk e kanë kaq me qejf një ceremoni të madhe. Sara këtë e pranoi me gojën e saj teksa ishte e ftuar së fundmi në “S’e Luan Topi”.

Blogerja u shpreh se nuk ka marrë një propozim nga Ledri. Madje e tregoi qartë se shpesh është e dyzuar për këtë çështje. Ka momente që do të vesh fustanin e bardhë, ka momente që i duket pa sens një gjë e tillë.

“Ledri nuk më ka bërë propozim për martesë. Do të doja? Më duket pak pa sens se kemi shumë kohë që bashkëjetojmë, kemi një fëmijë. Nga ana tjetër prapë bëhet propozimi edhe kur je në këtë situatë. Jam shumë e pasigurt nëse dua dasmë. Ndonjëherë dua ta bëj, pastaj them jo nuk është kaq e rëndësishme për mua. E di vetëm që nuk dua një dasmë gjigande. Më mirë nuk bëj dasmë fare, se bëj një dasmë gjigande”, tha Hoxha.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49970 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE