Lufta në Izrael, rritet në 800 bilanci i viktimave/Moska: Të krijohet shtet palestinez!

vovalbania October 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Lufta në Izrael, rritet në 800 bilanci i viktimave/Moska: Të krijohet shtet palestinez!

Rritet në 800 bilanci i viktimave në Izrael nga sulmet e Hamasit, grupit militant palestinez që ende ka në duart e tij 100 pengje.  Ndërkohë, ushtria izraelite po vazhdon t’i sulmojë qendra strategjike në Gaza nga ku më herët gjatë ditës u hodhën një sërë raketash për në qendër të territorit izraelit. Raketa drejt Izraelit kishte edhe nga territori i Libanit jugor, por Hezbollah mohon përfshirjen.

Ndërhyn Moska. Kryediplomati rus Lavrov propozon krijimin e një shteti palestinez për paqen, që të paktën tani duket me vite dritë larg në kulmin e luftimeve intensive të nisura më 7 tetor me sulmin e Hamasit ndaj Izraelit. Shteti hebraik shpalli luftën dhe ka izoluar plotësisht Rripin e Gazës. Nuk lejon të hyjnë ushqime e sasi karburanti. Po ashtu ndërpreu furnizimet me ujë dhe energji elektrike.

Krijimi i një shteti palestinez që siç parashikohet në vendimet e Kombeve të Bashkuara të jetojë krah për krah me Izraelin është rruga për të zgjidhur krizën në Lindjen e Mesme, por me politikën e tyre shkatërrimtare, Shtetet e Bashkuara përpiqen ta pengojnë.

Serghei Lavrov i bëri komentet në Moskë ku priti Sekretarin e Përgjithshëm të Lidhjes Arabe, Ahmed Aboul Gheit.

Ndërkaq, Kremlini paralajmëron se ekziston rreziku i madh që në konfliktin aktual në Lindjen e Mesme, të përfshihen forca të treta. Me këtë, zëdhënësi Dmitry Peskov kishte parasysh zhvendosjen e një njësie të flotës amerikane drejt Mesdheut lindor.

Eshtë me shumë rëndësi që sa më shpejt të jetë e mundur të kalohet në një lloj procesi negociator.

Edhe Irani komentoi vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dërgimin e një aeroplanmbajtëseje në rajon.

Njoftimi amerikan është një pjesëmarrje praktike agresioni kundër kombit palestinez.

Në një konferencë shtypi, Ministri iranian i Punëve të Jashtme, Nasser Kanani duke iu referuar Palestinës u shpreh:

Një komb i pushtuar ka të drejtën të mbrohet nga agresori.

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50258 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE