Mourinho nuk përmbahet, akuza të forta kundrejt arbitrave…

vovalbania January 11, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mourinho nuk përmbahet, akuza të forta kundrejt arbitrave…

Roma e Jose Mourinhos po përpiqet që të rikthehet në zonën e Championsit ku gara është per vendin e katërt që të çon në grupet e Champions League pasi tre vendet e para duket se do t´i përkasin Interit, Juventusit dhe Milanit. Ditën e djeshme, Roma i ka dhënë lamtumirën Kupës së Italisë pasi është mundur dhe eliminuar në çerekfinale nga Lazio. Sfida u mbyll me shifrat 1-0 për lacialët, falë një penalltie që u shkaktua nga Huijsen dhe të cilën e transformoi në gol Zakanji.

Jose Mourinho, pas sfidës ishte dukshëm i inatosur me gjyqtarët dhe vendimet e tyre, edhe pse skuadra e tij në të vërtetë prodhoi shumë pak raste për të shënuar. Pas ndeshjes trajneri shfryu të gjitha nervat përpara kamerave:

Pësojmë një gol që në këto ndeshje, kush shënon i pari është shumë e rëndësishme, janë ndeshje të ekuilibruara. Nuk dua të them që nuk ishte penallti, dua të them se është një penallti e futbollit modern dhe është më keq se 10-20 vite më parë. Ai aksion jashtë zonës nuk është as faull, aty ku është dënimi maksimal, gjyqtari thotë nuk është penallti. Pastaj Irrati në VAR, që është në Milano apo pranë Firencës, nuk e di se ku, vendos ai që është penallti dhe e vendos ai derbin, vendos një çerekfinale të Kupës së Italisë. Dua të them në mënyrë të trishtë që është një penallti e futbollit modern, në disa raste e kemi marrë edhe ne, por sot është e vështirë të jesh një mbrojtës. Janë penalti që ndikojnë ndeshjen.Ka ndodhur edhe vitin e kaluar me Orsaton, edhe nëse jep 20 minuta shtesë, e dimë se si do të përfundojë rezultati. Sot, nga 7 u bënë 9, por është njëlloj pasi pastaj vërshëllen këndej e andej, është inteligjent pasi mbron veten por nuk lejon të luajmë. Mendoj se thashë praktikisht gjithçka.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49675 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE