Aktori i njohur Kevin Spacey shfaqet në publik pak pasi u shtrua në spital!

vovalbania October 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Aktori i njohur Kevin Spacey shfaqet në publik pak pasi u shtrua në spital!

Së fundmi aktori i njohur Kevin Spacey u dërgua me urgjencë në spital nga një festival në Uzbekistan pasi ndjeu të gjithë krahun e tij të majtë të mpirë për rreth tetë sekonda. Ylli i “House of Cards” pasi iu nënshtrua një sërë testesh, përfshirë një MRI, kuptoi që nuk ishte asgjë serioze. Pas kësaj ngjarje, Spacey është parë teksa dilte nga Oswald’s, një klub privat i anëtarëve në Mayfair, në West London. Aktori ishte duke buzëqeshur ndërsa largohej nga vendi i ngjarjes dhe dukej në gjendje të mirë shëndetësore.

Aktori i famshëm rreth katër muaj më parë është liruar nga akuzat për abuzim seksual. I njëjti madje premtoi se do t’i rikthehej aktrimit. Ylli i “K-PAX” është shumë optimist për të ardhmen dhe rikthimin e tij, pasi në atë kohë ai ishte një nga yjet më të mëdhenj në industri dhe fansat e tij vazhdojnë ta mbështesin pas gjithë këtyre viteve. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49970 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE