Hamas: Asnjë negociatë për pengjet deri në fund të luftës!

vovalbania October 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Hamas: Asnjë negociatë për pengjet deri në fund të luftës!

Katër ditë luftë dhe për Izraelin gjërat sa vijnë e bëhen më të qarta:

Nuk kemi zgjidhje. Duhet t’i japim fund kontrollit të Hamasit mbi Gazën dhe aftësive të tij ushtarake që të eliminojmë kërcënimin.

Ky është postimi i ambasadorit izraelit në Romë, Alon Bar, në një reagim në rrjetet sociale.

Tashmë, pritet që izraelitët të nisin pushtimin nga toka të Gazës ku prej ditës së djeshme çdo gjë është bllokuar. Nuk lejohen furnizimet ushqimore, nuk ka furnizime me ujë dhe as me energji elektrike.   Në anën tjetër, Hamasi që trazoi ujërat duke sulmuar i pari më 7 tetor thotë se “deri në fund të fushatës ushtarake, nuk do të ketë negociata për pengjet që mbahen nga forcat e rezistencës”. Deklarata u bë nga lideri politik i Hamasit, Ismail Haniyeh, i cituar nga Haaretz.

Ambasadori i Izraelit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Gilad Erdan konfirmoi se janë deri në 150 pengje që mbahen në Gaza.

Një numër mes 100 dhe 150 personash mbahen pengje në Gaza pasi u rrëmbyen në Izrael.

Pas sirenave të reja paralajmëruese që sinjalizojnë sulmet nga Gaza për në Izraelin jugor duke përfshirë qytetin Beersheba dhe zonat e Negevit, ushtria izraelite po kryen goditje në shkallë të gjerë ndaj atyre që i cilëson objektiva terroriste të Hamasit në Rripin e Gazës.

Për sot pasdite, Bashkimi Europian ftoi Izraelin dhe Autoritetin Kombëtar Palestinez në Këshillin e Jashtëm. Ftesat i konfirmoi shefi i diplomacisë europiane, Josep Borrell.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBSH bëri thirrje për një korridor humanitar në Rripin e Gazës. Këtë e raporton Al Jazeera. Sipas OBSH-së, 13 sulme nga Forcat e Mbrojtjes të Izraelit kanë goditur objekte shëndetësore në Gaza që nga fillimi i përshkallëzimit dhe furnizimet mjekësore janë duke mbaruar. Bombat izraelite goditën objekte banimi dhe shkolla.

Ndërkaq, nesër hapet pikëkalimi i Gazës dhe Rafahut me Egjiptin. Kjo vlen për palestinezët që tashmë kanë një leje për të hyrë në vend. Janë me mijëra palestinezë që presin pranë kufirit për të hyrë në Egjipt.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48803 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE