Apeli i Tiranës liron Dritan Goxhajn! Refuzohet ekstradimi në Hagë i ish-luftëtarit të UÇK-së!

vovalbania October 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Apeli i Tiranës liron Dritan Goxhajn! Refuzohet ekstradimi në Hagë i ish-luftëtarit të UÇK-së!

Gjykata e Apelit Tiranë liron Dritan Goxhajn. Ish-luftëtari i UÇK-së nuk do të ekstradohet në Hagë. Në vendin tonë, Goxhaj u arrestua më 31 korrik të këtij viti me urdhër të Gjykatës Speciale e Kosovës, që e akuzon se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve në disa çështje të hapura më parë nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Apeli rrëzoi kërkesën për ekstradim, i hoqi masën e sigurisë “Arrest në burg” dhe urdhëroi lirimin e menjëhershëm.

NJOFTIMI

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me lejimin e ekstradimit ndaj shtetasit me iniciale D.G, nga Shqipëria në Kosovë (Dhomat e Specializuara të Kosovës).

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr. 1204 Akti, datë 19.09.2023, ka vendosur:

– Pranimin e kërkesës .

– Lejimin e ekstradimit të shtetasit shqiptar D.G nga Shqipëria në Kosovë (Dhomat e   Specializuara të Kosovës).

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të  bërë nga shtetasi me iniciale D.G, i cili kërkoi prishjen e vendimit të gjykatës së shkallës së parë, deklarimin e pafajshëm dhe moslejimin e ekstradimit nga Shqipëria në Kosovë (Dhomat e Specializuara të Kosovës).

Në përfundim të gjykimit në apel, sot më datë 10.10.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar z. Genti Shala, vendosi:

-Ndryshimin e vendimit Nr. 1204 Akti, datë 19.09.2023, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

– Rrezimin e kerkeses per ekstradimin e shtetasit D.G nga Republika e Shqiperise ne Republiken e Kosoves.

– Heqjen e mases se sigurimit “Arrest ne burg “, per shtetasin D.G, caktuar me vendimin Nr. 1123 Akti, date 20.07.2023 te Gjykates se Shkalles se Pare te Juridiksionit te Pergjithshem Tirane.

-Urdherohet lirimi i shtetasit Dritan Goxhaj, nese nuk mbahet per ndonje veper tjeter penale.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48748 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE