Dy semaforë të posaçëm në Itali për ata që kalojnë në këmbë me sytë e fokusuar në celular!

vovalbania August 22, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dy semaforë të posaçëm në Itali për ata që kalojnë në këmbë me sytë e fokusuar në celular!

Smartphone-t janë tashmë një nga shkaqet kryesore të aksidenteve. Nuk shpërqendrohen vetëm shoferët, por shpeshherë edhe këmbësorët. Për këtë arsye Bashkia e Padovës, Itali ka vendosur dy semaforë të posaçëm për ata që kalojnë në këmbë me sytë e fokusuar në ekran.

Dy semaforët kanë drita normale me tre ngjyra, jeshile, e verdhë dhe e kuqe por kur është e kuqe, drita do të ndizet dhe projeksioni i saj do të shfaqet në tokë, para këmbëve të qytetarëve për t’u tërhequr vëmendjen të gjithë atyre që rrinë me celularë në duar. Në momentin kur semafori është jeshil, drita zhduket.

Dy sistemet të krijuara nga kompania La Semaforica që furnizon Bashkinë u instaluan në Prato della Valle, një zonë që ka shumë këmbësorë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49569 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE