“Ik ore q***!”/ Evi Kokalari ngre gishtin e mesit dhe largohet nga studio duke sharë live moderatorin

vovalbania October 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Ik ore q***!”/ Evi Kokalari ngre gishtin e mesit dhe largohet nga studio duke sharë live moderatorin

E njohur si përkrahëse e Partisë Demokratike dhe e pozicionuar për shumë kohë krah Sali Berishës në Foltoret e tij, Evi Kokalari është revoltuar në maksimum së fundmi gjatë një emsioni të gazetarit Ylli Rakipi.

Bëhet me dije se përplasja ndodhi për shkak se Rakipi i kujtoi Kokalarit se e ka quajtur Lulzim Bashën “gjobaxhi”, por tani po ulet të bashkëpunojë me të.

Kaq ka mjaftuar dhe në studio kanë shpërthyer debate dhe ofendimet nga ana e Kokalarit.

Kokalari u acarua tej mase, veçanërisht kur moderatori e ironizoi duke i thënë se “lëvizja e saj do të rrëzojë Edi Ramën” dhe se në fund do të jetë qesharake.

Pas përplasjeve të forta, Kokalari u çua dhe u largua nga studio, duke ngritur edhe gishtin e mesit dhe duke drejtuar disa fyerje ndaj moderatorit.

Ylli Rakipi: Po a do të bëhesh politikane e madhe këtu dhe të marrësh pushtetin, do të rrëzosh Edi Ramën?

Evi Kokalari: Ok. Fuck you! (çohet). Nuk bëhet. Kjo nuk është gazetari. Go fuck yourself! (Shko q*hu!)

Ylli Rakipi: Ok. Faleminderit.

Evi Kokalari: Lëreni këtë mënyrë të foluri si katundarë. Shkoni merruni me Lapajn që i jepni platformëm, merru me Edi Ramën që të lëviz ty nga karrigia se s’ke këllqe t’i thuash..

Ylli Rakipi: Unë Edi Ramës i kam thënë bandit, ti je bandë!

Evi Kokalari: Ty të mori karrigen ai.

Ylli Rakipi: I kam thënë bandit në studion time dhe e dinë të gjithë shqiptarët. Ti do të bëhesh këtu njeriu më qesharak.

*Kokalari largohet dhe ngre gishtin e mesit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48819 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE