Izraeli drejt pushtimit tokësor të Gazës/Hamas: Do të vrasim pengjet!

vovalbania October 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Izraeli drejt pushtimit tokësor të Gazës/Hamas: Do të vrasim pengjet!

Izraeli po shkon drejt një operacioni tokësor në Rripin e Gazës, tashmë i rrethuar me bllokada ushqimore dhe energjitike. Gjatë natës u shënuan shpërthime të fuqishme në territorin palestinez, si dhe u panë zjarre në kufi. Grupi militant palestinez, Hamas kërcënon që të “ekzekutojë një peng për çdo bombardim izraelit të shtëpive të civilëve në Gaza pa paralajmërim”.

Numri i viktimave izraelite në sulmin e Hamasit që vijon prej katër ditësh është rritur në mbi 900. Ndërkaq, media izraelite njoftoi se “trupat e 1 mijë e 500 terroristëve palestinezë u gjetën në kufirin e Gazës”. Në frontin verior, tensioni me Hezbollahun po rritet, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan se nuk do të dërgojnë ushtarë.

Mediat raportuan për 9 amerikanë të vrarë, si dhe më shumë se 10 britanikë që mund të kenë humbur jetën si pasojë e sulmeve në Izrael.  Në një reagim, Hezbollahu libanez sqaroi se nuk ka kryer asnjë operacion depërtimi në territorin izraelit. Edhe ministri i Punëve të Jashtme të Libanit zbuloi zotimin e Hezbollahut drejtuar qeverisë se nuk do të ndërhyjë në luftime pavarësisht akuzave për hedhje të raketave.

Bashkimi Europian ndaloi pagesat e ndihmës zhvillimore për palestinezët, duke vendosur 691 milion euro “nën shqyrtim”, pasi Hamasi sulmoi Izraelin.

Shkalla e terrorit dhe brutalitetit kundër Izraelit dhe popullit të tij është një pikë kthese. Situata nuk është më njësoj, tha eurokomisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ndërkaq, sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, dënoi sulmin e Hamasit ndaj Izraelit, por tha se është “thellësisht i shqetësuar” me rrethimin e plotë që Izraeli i ka bërë Rripit të Gazës.

Situata humanitare në Gaza ishte jashtëzakonisht e rëndë edhe para këtyre armiqësive, tha Guterres për gazetarët.

Tani vetëm do të përkeqësohet edhe më shumë.

Për izraelitët, në mënyre figurative “ky është 11 Shtatori i Izraelit”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49630 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE