Pothuajse topless! Kjo ishte veshja më e guximshme në premierën e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”

vovalbania October 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Olta ka diçka për të thënë para premierës së “Në Kuadër të Dashurisë”!

Premiera e filmit “Në kuadër të dashurisë” bëri bashkë dje në “Pallatin e Kongreseve” gjithë showbizin në një event madhështor.

Yjet e filmit dhe jo vetëm, kaluan në tapetin e kuq, ndërsa paraqitjet e tyre ishin njëra më e bukur se tjetra.

Sidoqoftë, nuk kaloi pa u vënë re veshja që Ina Kollçaku kishte zgjedhur për këtë event, e cila u cilësua si më e guximshmja e mbrëmjes.

Ina zgjodhi një fustan të zi saten në pjesën e poshtme, të ngushtë dhe të çarë në njërën anë, teksa ajo që tërhoqi vëmendjen ishte pjesa e sipërme e fustanit.

Tyl i çarë në njërën anë në pjesën e barkut, ku binin në sy tatuazhet e saj, ndërsa vendosi të lejë të zbuluar pjesën e gjoksit – me një formë gjetheje në njërën anë dhe vetëm një flutur minimaliste në anën tjetër.

Duke parë natyrën e Ina Kollçakut në daljet e saj publike dhe rrjete sociale, nuk na habit aspak kjo zgjedhje, por duhet thënë që është një vepër arti!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49833 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE