Nëse ka diçka që Victoria Beckham e ka me bollëk janë unazat e martesës…

vovalbania October 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nëse ka diçka që Victoria Beckham e ka me bollëk janë unazat e martesës…

Nëse ka diçka që e karakterizon stilisten Victoria Beckham më së miri përveç faktit që nuk buzëqesh kurrë dhe se është e çmendur pas syzeve të diellit, është edhe koleksioni i saj i mahnitshëm i unazave të martesës.

Nga dita kur David Beckham i propozoi për martesë kanë kaluar 24 vite dhe bashkë me to, janë ndërruar edhe unazat, të gjitha me prerje, gurë të çmuar dhe vlerë të ndryshme. Besojeni ose jo, por David i ka dhuruar plot 15 unaza martese, të cilat kapin një vlerë totale prej 11,9 milionë stërlinash.

Rikujtojmë, se për herë të parë ish-futbollisti, David Beckham dhe Victoria kanë folur për tradhtinë e supozuar të yllit të futbollit, që bëri bujë në media disa vite më parë. Ata thanë se e gjithë bota ishtë kundër tyre dhe ata kundër njëri-tjetrit. David tregoi se sa e rëndësishme ishte Victoria për të, duke vënë në dukje se ata duhej të luftonin për njëri-tjetrin, për familjen e tyre. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48803 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE