Qeshni sa më shumë në punë dhe ja përfitimet që do të keni…

vovalbania October 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Qeshni sa më shumë në punë dhe ja përfitimet që do të keni…

Sipas hulumtimeve, çdo buzëqeshje ose shaka e bërë në punë sjell me vete një mori përfitimesh. “Kur filloni të qeshni, jo vetëm që lehtësoni ngarkesën tuaj mendore por pësoni edhe ndryshime fizike në trupin tuaj,”-shpjegon Klinika Mayo. Kështu ju rrisni furnizimin e trupit me oksigjen, duke rritur çlirimin e endorfinës nga truri juaj. E qeshura gjithashtu mund të stimulojë qarkullimin e gjakut dhe të ndihmojë relaksimin e muskujve dhe të dyja mund të ndihmojnë në uljen e disa prej simptomave fizike të stresit.

Duke pasur parasysh gjithë hulumtimet që tregojnë se stresi më i ulët është në dobi të punonjësve dhe zvogëlon abstenimin, liria për të qeshur duket jo vetëm e mirë, por e domosdoshme në punë. Një grup studiuesish madje zbuluan se pas shikimit të një video-komedie, punonjësit ishin 10% më produktivë sesa homologët e tyre.

Megjithatë, mund të ketë ndikime negative nga humori i tepërt. Përshembull, drejtuesit që ngacmojnë anëtarët e stafit ose thonë shaka jo të hijshme mund të bëjë që edhe punonjësit e tjerë të sillen keq. Brenda kufijve të lejuar, e qeshura në tërësi është një gjë e mirë dhe përfitimet i tejkalojnë bindshëm rreziqet.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE