Presidenti Biden merret në pyetje rreth dokumenteve të klasifikuara!

vovalbania October 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Presidenti Biden merret në pyetje rreth dokumenteve të klasifikuara!

Presidenti amerikan, Joe Biden u mor në pyetje si pjesë e hetimit ndaj tij për mënyrën e trajtimit të dokumenteve të klasifikuara pas largimit nga posti i zëvendëspresidentit në vitin 2017. Lajmin e konfirmoi Shtëpia e Bardhë në një njoftim të mbrëmjes vonë.

Presidenti demokrat u pyet vullnetarisht dhe marrja në pyetje zgjati mbi dy ditë, duke përfunduar dje siç bëri të ditur Ian Sams, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë.  Biden u pyet nga prokurori special, Robert Hur.

Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Merrick Garland e emëroi Hurin në janar si prokuror special për të hetuar ruajtjen e papërshtatshme të dokumenteve të klasifikuara në shtëpinë e Bidenit në Delawere, si dhe në një zyrë në Uashington, e hapur për Biden-in pas viteve në Shtëpinë e Bardhë si zv.president nga 2009-ta deri më 2017-ën.

Të tillë prokurorë specialë emërohen për të trajtuar rastet e ndjeshme e ku zakonisht përfshihen figurat politike apo kur ka dyshime për shkelje të rënda nga qeveria. Ata kanë më shumë pavarësi se hetuesit federalë për të vendosur nëse duhet të ngrejnë aktakuzë apo jo.

Tashmë, duket se hetimi që deri tani ka kaluar qetësisht, mund të ketë arritur në fazën përfundimtare. Biden ka thënë se mbeti i habitur nga gjetja e dokumenteve të klasifikuara dhe se pret që zbulimi i tyre të cilësohet si i parëndësishëm. Ekipi i shefit të Shtëpisë së Bardhë deklaroi se presidenti ka bashkëpunuar me hetuesit.

Siç kemi thënë nga fillimi, presidenti dhe Shtëpia e Bardhë po bashkëpunojnë me hetuesit e siç është dashur, publikisht ne kemi ofruar të dhëna të rëndësishme duke qenë sa më transparent në përputhje me mbrojtjen dhe ruajtjen e integritetit të hetimit.

Ndërkohë, për mënyrën e trajtimit të dokumenteve të klasifikuara është duke u hetuar edhe rivali i mundshëm i Bidenit në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, ish-presidenti republikan, Donald Trump.

Ndaj Trumpit u ngrit aktakuzë penale në këtë rast, e cila është vetëm njëra nga katër aktakuzat penale ndaj tij. Trump, i cili i mohon akuzat do të dalë para gjyqit në maj në rastin e dokumenteve federale.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48766 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE