Provoni të pini ujin e patëllxhanit dhe thuajini ‘lamtumirë’ yndyrës në bark!

vovalbania October 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Provoni të pini ujin e patëllxhanit dhe thuajini ‘lamtumirë’ yndyrës në bark!

Patëllxhanët kanë efekt të fortë antioksidues, janë të lartë në fibra, kalium, vitaminë C dhe vitaminë B-6. Keni dëgjuar për ujin e patëllxhanit dhe vetitë e tij? Nëse jo, atëherë fiksojeni se uji i patëllxhanit ju ndihmon të eliminoni yndyrën e barkut shumë shpejt, sepse përmban fibra, vitamina, antioksidantë dhe të jep ndjesinë e ngopjes.

Përbërësit që ju duhen janë një patëllxhan mesatar dhe 1 litër ujë. Procesi i përgatitjes është shumë i thjeshtë. Qëroni dhe lani një patëllxhan mesatar dhe e prisni në kubikë. Merrni një enë dhe mbusheni me gjysmë litër ujë. Më pas, shtoni kubikët e patëllxhanit dhe duhet ta lini të pushojë gjatë natës. Mund ta pini në mëngjes dhe mund ta shoqëroni sipas dëshirës me pak lëng limoni. Falë limonit, aroma do të jetë më e veçantë dhe do të rritet edhe sasia e antioksidantëve. Mos harroni ta pini atë para çdo vakti, për një javë dhe këtë dietë mund ta bëni një herë në muaj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49091 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE