Temperatura deri në 30 gradë, si pritet të jetë moti për sot

vovalbania October 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Temperatura deri në 30 gradë, si pritet të jetë moti për sot

Me intervale të gjata kthjellimesh paraqitet territori shqiptar deri pas mesdite kur pritet shfaqje e vranësirave si fillim në zonat veriore dhe veriperëndimore dhe gradualisht vranësirat do të përfshijnë të gjithë territorin e vendin. Edhe gjatë pasdites moti vijon nën ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta por mundësia për reshje është thuajse zero.

Për sa i përket situatës termike, temperaturat e ajrit do të mbeten kostante gjatë orëve të mëngjesit por rënie me 2 gradë C pritet në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga po 9°C deri në 30°C. Parametri i erës do të  jetë kryesisht, mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50537 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE