Inate të vjetra? Bëhet publike përplasja e vjetër e Merit dhe Rozës në një studio televizive

vovalbania January 21, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Inate të vjetra? Bëhet publike përplasja e vjetër e Merit dhe Rozës në një studio televizive

Deri në këtë pikë të lojës, Meri Shehu dhe Roza Lati janë dy prej banoreve që janë pozicionuar kundër njëra tjetrës.

Dy protagonistet patën një përplasje gjatë javës për shkak se Meri e goditi Rozën me shuplakë.

Kjo e fundit e cilësoi këtë veprim si kërcënim dhe dhunë fizike, ndërsa Meri e mohoi duke thënë se ishte në formë shakaje pasi në ato momente po zhvillonin një bisedë miqësore.

Mirëpo, gjatë punatës së sotme në “E Diell” është rikthyer në vëmendje një përplasje e vjetër e tyre, po në të njëjtin program.

Në video shihej Roza të shprehej se Rezarta Shkurta është astrologe më e mirë se Meri, ndërsa kjo e fundit, e cila po ashtu ishte pjesë e panelit, ia ktheu duke thënë në mënyrë ironike: “Atë e kam kliente”.

Pra shihet qartë se mes tyre ka patur një hatërmbetje të hershme, mirëpo nuk dihet se sa ka ndikuar kjo situatë në marrëdhënien që ato kanë sot në BBV.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49545 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE