“Tempulli”, arrestohet një 28-vjeçar në Tiranë/Shkon në 97 numri i të ndaluarve!

vovalbania October 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Tempulli”, arrestohet një 28-vjeçar në Tiranë/Shkon në 97 numri i të ndaluarve!

Policia e Tiranës arrestoi një 28-vjeçar të shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli”, duke e çuar në 97 numrin e shtetasve të ndaluar.

Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë sekuestruar 10 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 3.7 kg kokainë, 150 doza heroine, një armë zjarri pistoletë, 12 automjete, 78 celularë, 12 peshore elektronike, tre motomjete, 30 mijë euro, 6 mijë paund, 4 milion e 500 mijë lekë dhe 12 targa automjetesh.

Policia e Shtetit njofton:

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të megaoperacionit policor mbarëkombëtar të koduar “Tempulli”, bazuar dhe në inteligjencën informative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat, në rrugën “Vangjush Furxhi”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi H. S., 28 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49970 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE