UEFA cakton organizatorët e finaleve të “EURO 2028” dhe “EURO 2032”!

vovalbania October 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
UEFA cakton organizatorët e finaleve të “EURO 2028” dhe “EURO 2032”!

Sot në mbledhjen e radhës, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s diskutoi lidhur me çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me futbollin europian e ku më kryesorja ishte zgjedhja e vendeve që do të presin finalet e Kampionatit Europian “EURO 2028″ dhe ‘EURO 2032’”.

Në këtë mbledhje ku në cilësinë e zv.presidentit të UEFA-s i pranishëm ishte edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka,  Komiteti Ekzekutiv vendosi që Mbretëria e Bashkuar (Anglia, Irlanda e Veriut, Skocia e Uellsi) dhe Republika e Irlandës të presin finalet e Kampionatit Europian “EURO 2028” ndërsa Italia dhe Turqia do të organizojnë së bashku finalet e Kampionatit Europian “EURO 2032”.

Po ashtu, Komiteti Ekzekutiv miraton kalendarin për mbledhjet e radhës, si edhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me anën administrative të UEFA-s.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51189 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE