Zbulohen biseda private të Luizit për biletat e premierës: “Ç’mu desh”

vovalbania October 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zbulohen biseda private të Luizit për biletat e premierës: “Ç’mu desh”

Së fundmi, “IconStyle” ka publikuar një bisedë private të Luiz Ejllit me një person, emrin e të cilit në audio nuk e përmend, por duket sikur këngëtari i detyrohet atij një shpjegim, e shkak janë bërë biletat e premierës së mbrëmjes së djeshme të filmit ‘Në Kuadër të Dashurisë’ që u mbajt në Pallatin e Kongreseve.

Në audio Luizi dëgjohet të thotë se siguroi dy bileta për Kiarën dhe një shoqe të saj për të qëndruar bashkë në vendet e para, por duket se personit nga ana tjetër i ka ngelur ‘hatri’ që këngëtari nuk siguroi një biletë për të.

Megjithatë, ky i fundit është shprehur se këtu ka një keqkuptim, pasi biletat nga ana e tij nuk janë kursyer por se nuk merrej ai me shpërndarjen e tyre dhe nëse do të kishte mundësi do ua kishte dhënë atyre që i kërkonin.

Në fund të audios, Luizi shprehet i penduar për story-n që nxiti gjithë këtë diskutim nga ana e tij, e për çfarë, për disa bileta që siç tregon ai kishte çmimin ’10 mijë lekë’

https://lokimagazine.com/wp-content/uploads/2023/10/Zbulohen-biseda-private-te-Luizit-per-biletat-e-premieres-Cmu-desh-iconstyle.al_.mp4
Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49327 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE