Jo vetëm Ariana Grande, edhe Dalton Gomez ka vazhduar jetën e tij pas divorcit duke nisur një romancë me aktoren Maika Monroe!

vovalbania October 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Jo vetëm Ariana Grande, edhe Dalton Gomez ka vazhduar jetën e tij pas divorcit duke nisur një romancë me aktoren Maika Monroe!

Këngëtarja e njohur Ariana Grande dhe Ethan Slater kanë hedhur hapin e radhës në lidhjen e tyre dhe tashmë jetojnë bashkë.  Ish-bashkëshorti i këngëtares nga ana tjetër Dalton Gomez u pa së fundmi duke u puthur me aktoren 30-vjeçare Maika Monroe.

Pak ditë më parë u raportua se Ariana dhe Dalton ishin divorcuar zyrtarisht. Ndarja e tyre ishte miqësore për të dyja palët. Dyshja u martuan në maj 2021 në një ceremoni private. Ariana më pas nxiti aludimet se kishte probleme me me bashkëshortin e saj kur u fotografua në Wimbledon pa unazën e saj të martesës.

Pak ditë pas këtyre raportimeve, Ariana dhe aktori Ethan Slater bënë kërkesë për divorc nga partnerët e tyre përkatës. Rikujtojmë se Ariana ka nisur bashkëjetesën me Ethan. Çifti u njohën në xhirimet e “Wicked” në Londër, ndërsa lidhja e tyre u bë e njohur së fundmi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50360 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE